Dështimi i negociatave, Raci: Serbia e interesuar vetëm për 1 nga 38 marrëveshjet

Aktuale

Dështimi i negociatave, Raci: Serbia e interesuar vetëm për 1 nga 38 marrëveshjet

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:07
Analisti, Gazmir Raci

Analisti, Gazmir Raci, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku komentoi dështimin e takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel.

Sipas tij nga 38 marrëveshjkat e arritur më parë në Bruksel, Serbia është e interesuar vetëm në njërën prej tyre që ka të bëjë me asocacionin.

Sipas tij Serbia kërkon të marrë nga negociatat më shumë se sa ofrojnë të gjitha marrëveshjet për sa i përket asocacionit.

“Në planin bazë ose në marrëveshjen franko- gjermane, askund nuk e gjen asocacionin. Kjo është e vërteta! Tek aneksi për zbatimin e marrëveshjes bazë të shkurtit, thuhet që do të zbatohen ose merren për obligim gjithë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Tashmë nga 38 marrëveshje, 1 marrëveshje për Serbinë është interes kryesor. Unë mendoj që Serbia nuk është e gatshme për këtë asocacion, e kam thënë disa herë dhe prap po duket që Serbia dëshiron më shumë sesa thonë marrëveshjet e tjera për asocacionin. Në takimin e fundit të Ohërit, kryeministri ka qënë i gatshëm të flasë, për asocacionin mbi tre parimet që janë vendosur. Kanë qënë, kushtetuta, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 2015, ka qënë letra e Mugerinit, si dhe ka qënë edhe analiza e dy diplomatëve amerikanë. Por Vuçiç ka refuzuar”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat