Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës

Aktuale

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 06:57
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhje ditën e hënë.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 11:00.

Në rend të ditës janë disa pika.

Rendi i ditës

I. Seanca plenare e paraparë më 28 korrik 2023:

1.  Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.  Pyetjet parlamentare,

4.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

5.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,

6.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

7.  Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

8.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

9.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

10.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

11.  Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

12.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,

13.  Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,

14.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

15.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

16.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

17.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,

18.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,

19.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,

20.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

21.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

22.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

23.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 shtator 2023:

4. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

III. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.   Pyetjet parlamentare,

3.   Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës,

4.   Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj”,

5.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-250 për ndryshime klimatike,

6.   Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

7.Propozimi i GP të LDK-së për emërimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në  
 lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

IV.Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat