Zëvendeskryeministrja Rexhepi ofron përkrahjen e Qeverisë për Byronë Kosovare të Sigurimit

Aktuale

Zëvendeskryeministrja Rexhepi ofron përkrahjen e Qeverisë për Byronë Kosovare të Sigurimit

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 10:54
Emilja Rexhepi

Zëvendëskryeministrja e Kosoves Emilja Rexhepi ka takuar sot ne Qeveri drejtorin e Byrose Kosovare te Sigurimit (BKS) Sami Mazrekun si dhe drejtorin financiar Valon Berisha.

Rexhepi dhe Mazreku kanë biseduar për nënshkrimin e një marrëveshje të bashkëpunimit në mes Kosovës si dhe Bosnjë Hercegovinës në fushën e sigurimeve.

Më tutje zëvendeskryeministrja Rexhepi ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim së bashku me Bankën Qendrore të Kosovës do të kenë takime në Bruksel e Bosnjë.

Në fund të takimit zëvendeskryeministrja Rexhepi ka ofruar përkrahjen e Qeverisë për Byronë Kosovare të Sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat