Borrell niset për në New York, të martën i mbledh në një takim liderët nga Ballkani Perëndimor

Aktuale

Borrell niset për në New York, të martën i mbledh në një takim liderët nga Ballkani Perëndimor

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 17:35
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka udhëtuar për në New York.

Atje ku do të presë dhe do të marrë pjesë në ngjarje shumëpalëshe të nivelit të lartë dhe do të zhvillojë plot takime dypalëshe.

Ai, siç njofton BE-ja, ai gjithashtu do t’i mbledhë liderët nga Ballkani Perëndimor për takimin tradicional të organizuar në margjinat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Atje, Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila gjithashtu është nisur sot drejt New York-ut.

.Të martën, Borrell, bashkë me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në sesionin hapës të Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Po atë ditë, planifikohet takimi i Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat