Bislimi: Mediat e paguara nga Serbia po i deformojnë deklaratat

Aktuale

Bislimi: Mediat e paguara nga Serbia po i deformojnë deklaratat

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 11:33
Besnik Bislimi

Kryeministri Kurti dhe zv.kryeministri Besnik Bislimi kanë mbajtur një konferencë për medie pas takimit në Bruksel nga ku s’pati ndonjë rezultat.

Bislimi u nervozua kur u pyet për deklaratën e tij që kishte thënë se Koosva ka bërë një lëshim të madh që ka hequr dorë nga njohja formale.

I pyetur se çka ka dashur të thotë Bislimi me këtë deklaratë, ai zgjodhi t’i sulmoi mediat e Kosovës duke thënë se janë të paguar nga Serbia

“Fjala ‘lëshim’ është përdorur qëllimisht nga mediat kosovar që paguhen nga Serbia e kanë bërë deformim të deklaratës për t’i dhënë kontacion negativ, kjo është konsecion që ka bërë pala kosovare, jo ndaj Serbisë por ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare, por jo që kemi hequr dorë nga marrëveshja finale”, tha Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat