Kurti u ka dërguar letra Uashingtonit, Berlinit Parisit e Romës - kjo është arsyeja

Aktuale

Kurti u ka dërguar letra Uashingtonit, Berlinit Parisit e Romës - kjo është arsyeja

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 12:22
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media që po mbahet në Qeveri, ka akuzuar ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Kurti tha se iu ka dërguar letër Gjermanisë e Francës lidhur me takimin e 14 shtatorit, teksa ka shpejguar nëse do të kërkojë ndihmë nga Amerika.

“Më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Bashkimit Evropian. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por që Asociacioni e pastaj shohim.

Ky deformim është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale. Sa herë që ka shkelje, do të duhej që referi t’i bie… Nuk ka të bëjë jo Amerikan dhe Evropian. SHBA dhe BE janë bashkë në këtë proces. Nuk është synimi të synojmë një superfuqi me tjetrën. Na duhen të dyja. Por nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat