Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit për krime lufte në Kosovë

Aktuale

Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit për krime lufte në Kosovë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 14:05
Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova.

Nesrete Kumnova, udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave,” ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundër Veljko Odalloviqit.

Veljko Odalloviqi, i cili gjatë kohës së luftës kishte pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për personat e zhdukur, sipas Kumnovës ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Kumnova lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook dhe ka shprehur bindjen se Odalloviqi duhet të përgjigjet për krimet që janë kryer nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Ajo gjithashtu ka theksuar se duhet të përgjigjet për krimet e luftës, dhe jo të kujdeset për zbardhjen e tyre.

“Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odaloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat