EULEX-i forcon Njësinë Speciale, 20 xhandarë arrijnë në Kosovë

Aktuale

EULEX-i forcon Njësinë Speciale, 20 xhandarë arrijnë në Kosovë

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 16:07
EULEX-i

20 xhandarë lituanezë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane arritën sot në Kosovë.

Ata do t’i bashkohen Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), e cila aktualisht përbëhet nga 24 karabinierë italianë.

Sipas njoftimit të bërë nga EULEX-i, xhandarët lituanez të NJPSR-së do t’i përforcojnë përkohësisht radhët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë.

Kjo me qëllim që t’i përgjigjet nevojave të Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për të qenë në gjendje t’i mbështesin më mirë homologët kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat