Kërcënohet me vdekje nipi i Xhafer Devës

Aktuale

Kërcënohet me vdekje nipi i Xhafer Devës

Nga: A.SH Më: 18 shtator 2023 Në ora: 20:54
Letra e lënë te dera e banesës së nipit të Xhafer Devës

Nipi i Xhafer Devës, Valdet Deva është kërcënuar me vdekje.

Këtë njoftim e bëri publik vet ai, duke shkruar se në derën e banesës kishte gjetur një letër në të cilën shkruante “Ke me vdek”.

Ai është shprehur i tronditur nga ky kërcënim dhe për këtë letër kishte bërë denoncim në Polici.

Shkrimi i plotë:

Me shqetesim te madh po e shkruaj kete status.

Sot, pak mbas ores 11, hapa deren e baneses ku jetoj, dhe e pash se nje leter e paluar ra ne toke. E mora, e hapa dhe e lexova, ku ne te shkruante " KE ME VDEK"

Me ju thene te drejten u trondita nga permbajtja e kesaj letre, menjehere i bera foto,dhe njekohesisht e thirra mikun tim Arber Gashi dhe i tregova per rastin.

Vendosa te bej denoncim ne Policine e Kosoves, dhe prandaj porosita nje taxi per te vajtur ne stacionin policore.

Une jetoj ne katin e 9-te, dhe thirra e hypa ne ashensore si eshte me mire. Kur ashensori erdhi tek kati i 6-te, degjova nje ze te fuqishem nga siper ashensorit, i cili filloj te leviz me shpejtesi te madhe,dhe u ndal vrullshem diku midis katit te 4 dhe 5. Mbeta i mbyllur ne shensore per diku 50 min, derisa erdhen zjarrfikesit, dhe pas shume mundimesh, me nxorren nga ashensori.

Edhe pse teper i tronditur nga ngjarja, vendosa qe me trimat zjarrfikes ta pijm nga nje kafe ne shenje falenderimi.

Ne Stacionin e Policise nr 4, tek polici shume profesional, Adhurmi, bera denoncimin per Kanosje me jete, dhe mbas pak me tregoj se Prokurori ishte vendose te hapen hetime reth rastit.

Nder pyetjet tjera ne polici, ishte edhe se kuj mund ti pegoj une si person, ose ato aktivitete te cilat i organizoj me shoke?

Pergjegja ime ishte, se une jam nipi i Xhafer Deves, pronat e te cilit se bashku me te vellaut Qazim Deves, i konfiskuan serbosllavet pushtues ne vitin 1946. Keto prona ne emer te familjes Deva, i kam kerkuar me shkrim, por fatkeqesisht, keto prona ende jane te uzurpuara, por tashme nga Qeveria e Republikes se Kosoves, e cila per keto prona pohon se jane publike. Edhe figurat e Xhafer Deves dhe shume nacionalisteve te tjere, jane ende te anatemuara, dhe ne cdo Akademi Perkujtimore si kjo e 16 shtatorit me rastin e 80-vjetorit te LIdhjes se Dyte te Prizrenit, qeveritaret tone nuk marrin pjese, e as nk i pergezojne bile me nje mesazh te shkurte. Prandaj pyetjen se kuj i pengoj une, aktiviteti jone dhe emri i Xhafer Deves, duket parashtruar atyre.

Nese dikush mendon dhe tenton , permes kercenimeve, dhunes fizike , psikologjike, ose metodave tjera te na friksojne, shqetsojne ose shantazhojne, atyre ju them KOT E KENI.

Ky rast me dermoj, me ktheu mbrapa ne mendime, dhe mu kujtuan njerzit me eminent te kombit shqiptare, te cilet u vrane per synime politike, gjate dhe mbas luftes se fundit ne Kosove.

Pyetja eshte, KUSH E KA RADHEN TANI?

Ambasada e Suedise eshte e informuar per kete ngjarje, dhe kam takim aty diten e neserme.

Ju lutem shperndajeni!

Image
Foto nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat