Publikohet emri i policit të arrestuar nën dyshimet për organizim të lojërave të fatit

Aktuale

Publikohet emri i policit të arrestuar nën dyshimet për organizim të lojërave të fatit

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Sot u raportua për një aksion të Policisë së Kosovës, në koordinim me institucionet tjera, që është zhvilluar për t’i dhënë goditje bixhozit të paligjshëm, në rajonin e Prishtinës. Gjatë operacionit policor, janë arrestuar një zyrtar policor dhe së paku dy qytetarë, të cilët kanë qenë objekt i hetimit.

Burimet e sinjali kanë bërë me dije se zyrtari policor që u arrestua nën dyshimin për organizim të lojërave të fatit, është Safet Nura, i cili shërben në Stacionin Policor “Jugu”, në Prishtinë.

Polici i arrestuar dhe dy qytetarët që përfunduan në pranga janë hetuar si të dyshuar për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Kujtojmë se aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat