Kurti tha që s’do ta zhdukë opozitën, reagon Fatmir Limaj: Ai krejt do t’i zhdukë!

Aktuale

Kurti tha që s’do ta zhdukë opozitën, reagon Fatmir Limaj: Ai krejt do t’i zhdukë!

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 00:41
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, kryeministri Kurti dëshiron t’i zhdukë të gjithë opozitën dhe të mbetet veç vet.

“Në një shoqëri normale nuk do të duhej ky kryeministër me qenë kaq arrogant dhe komodë, po në këtë vend ka hup racionaliteti dhe masa kritike, ai e shpërfaq nevojën e tij që çdo sen me zhdukë e me kon veç aj vet, dhe kjo pjesë duhet me të shqetësu nuk është hajgare ajo që e tha kryeministri, ai dëshiron me zhdukë demokracinë”, tha ai.

Limaj shton se për Opozitën e Kosovës, kryeministri Kurti kurdo që i mbanë zgjedhjet nuk do ta ketë problem fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat