Krejt çfarë dihet deri më tani për vrasjen që tronditi Malishevën herët në mëngjes

Aktuale

Krejt çfarë dihet deri më tani për vrasjen që tronditi Malishevën herët në mëngjes

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 13:21
Pamje nga vendi i vrasjes

Isuf Zogaj është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer vrasje të rëndë sot në Malishevë. Zogaj dyshohet se ka privuar nga jeta shokun dhe kolegun e punës, Avni Basha.

E deri tek vrasja jo zyrtarisht mësohet se ka ardhur pas mosmarrëveshje që dyshja kanë pasur në punë. E në media tashmë veçse janë publikuar fotografi ku ata shihen duke punuar së bashku në një kompani për asfaltimin e rrugëve.

Bashkëpunëtori profesional në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

E brenda afateve ligjore, tha ai se do të paraqesin edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjore, prokuroria përkatëse do të bëj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë ai.

Për vrasjen që tronditi Malishevën herët në mëngjes dhanë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj konfirmoi, se i dyshuari është vet dorëzuar në polici.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Vrasja ka ndodhur në afërsi të një pompe të derivateve në fshatin Banjë të Malishevës.

Kjo ishte vrasja e nëntë nga 1 gushti në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat