Pas arrestimit të tre serbëve në veri, thirren protesta

Aktuale

Pas arrestimit të tre serbëve në veri, thirren protesta

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm u arrestuan tre serbë nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës së fundit në vend. Arrestimi i tyre u konfirmua në një komunikatë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Por, ky veprim shtyri reagimin e zyrtarëve në Beograd, të cilën akuzuan kryeministrin e vendit tonë, Albin Kurti.

Atyre u shqiptua masa e paraburgimit për 48 orë, nën akuzën se të njëjtit kanë kryer vepër penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile’. Ashtu siç edhe pritej, pak orë më pas, i ashtuquajturi drejtor për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, doli në konferencë për media. Spastrim etnik dhe provokim për të nisur luftë, po thotë ai për arrestimet e të mërkurës, duke paralajmëruar se kanë informacione se do të ketë arrestime të tjera në Leposaviq.

“Arrestimet dhe kidnapimet e sotme janë bërë ekskluzivisht me urdhër të Aljbin Kurtit, i cili dëshiron ta dëbojë popullin serb dhe ky është shembull i spastrimit etnik të popullit serb nga Kosova. Albin Kurti dëshiron të fillojë një luftë dhe përkundër të gjitha thirrjeve dhe presioneve të bashkësisë ndërkombëtare për të ecur në drejtim të deeskalimit, ai padyshim ka mbështetjen e dikujt”, ka deklaruar i ashtuquajturi drejtor për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në reagimin e saj, lista serbe po i bënë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të reagojnë. Kurse, në orët e pasdites, politikani serb nga Kosova, Aleksandër Arsenijeviq, thirri protestë në qendër të Zveçanit, por që thirrja i shkoi huq.

Asnjë person nuk i doli të protestojë për arrestimet. Derisa, për arrestimin e tyre, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët, duke dhënë detaje për këto aksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat