Haradinaj falënderon kryeministrin Rama për qëndrimet e tij në KS të OKB-së

Aktuale

Haradinaj falënderon kryeministrin Rama për qëndrimet e tij në KS të OKB-së

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 13:32
Haradinaj dhe Rama

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përshëndetur qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Haradinaj ka thënë se këto qëndrime janë jo vetëm të drejta, por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.

“Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, jo vetëm që janë të drejta por konfirmojnë edhe njëherë të drejtën e Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në institucionet euro-atlantike dhe të drejtën e Ukrainës që ta fitojë luftën kundër agresionit rus.

Faleminderit!”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat