Zbulohen detaje për vrasjen e Ahmet Krasniqit: “Në Speciale kryeinformatori ka ‘sqaruar’ kush është urdhërdhënësi dhe ekzekutori!”

Aktuale

Zbulohen detaje për vrasjen e Ahmet Krasniqit: “Në Speciale kryeinformatori ka ‘sqaruar’ kush është urdhërdhënësi dhe ekzekutori!”

Nga: N. Sh. Më: 21 shtator 2023 Në ora: 18:11
Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj

Më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë është vra minsitri i Mbrojtjes, koloneli Ahmet Krasniqi.

Kjo vrasje, mbeti enigmë ashtu siç mbetën shumë vrasje të tjera politike që ndodhën në Kosovë.

Për vrasjen e kolonel Krasniqit, ka shkruar sot familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Kjo familje, thotë se vrasja e Krasniqit dhe shumë vrasje të tjera politike do të gjykohen nga historia dhe nga Gjykata Speciale.

Në një postim në rrjetin social Facebook, familja Imeri zbulon se tashmë kryeinformatori i parë i Gjykatës Speciale, ka pasur vullnetin që të ‘sqarojë’ se kush ishin urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.

Fmilja Imeri shkruan se vrasja e kolonelit dhe shumë vrasje tjera pas tij janë kryer nën urdhërat e drejtorisë politike – SHIK-ut.

Reagimi i plotë:

- Lavdi figurës atdhetare, ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit.

- Ata që organizuan këtë vrasje dhe vrasjet tjera politike do t’i gjykoje historia dhe Gjykata Speciale.

- Një falënderim i veçantë shkon për kryeinformatorin e parë vullnetar të Gjykatës Speciale i cili ka pasur vullnetin ta 'sqarojë' se kush ishin urdhërdhënësit dhe kush ekzekutorët.

- Të shohim sa janë kredibile provat dhe materialet tjera të tij.

 - Kolonel nuk do të harrojmë kurrë as ty as ata që u vranë pas teje nga urdhërat e Drejtorisë Politike –SHIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat