GLPS gjen gabime në Ligjin për Zyrtarët Publikë, kërkon përmirësim

Aktuale

GLPS gjen gabime në Ligjin për Zyrtarët Publikë, kërkon përmirësim

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 15:46
GLPS

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka kërkuar përmirësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas një komunikate të dërguar për media, Gjykata Kushtetuese, Kuvendi dhe Presidenca janë tri institucionet të cilat kanë lënë gabime në këtë ligj.

“Së pari, GLPS ngritë shqetësimin se vendimi i Gjykatës ka mospërputhje në mes të pjesëve të dispozitivit të saj, ku ndonëse është përcaktuar kundër-kushtetutshmëria e “kriterit të përshtatshmërisë” të Ligjit për Zyrtarët Publik, në pjesën ku Gjykata saktëson se cilat pjesë/fjali duhet të largohen nga Ligji, ajo nuk ka përfshirë një pjesë që bazohet po tek ky kriter e që rrjedhimisht do të duhej të largohej”, thuhet në komunikatën e tyre.

Tutje ata thonë se Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta ngritë këtë shqetësim duke e proceduar ligjin, dhe të njëjtin gabim e ka bërë edhe Presidenca e Kosovës duke e dekretuar atë.

“Kështu, kemi një situatë ku ligji ka materialisht përmbajtje kundërkushtetuese dhe në kundërshtim me pjesën substanciale të vendimit të Gjykatës dhe pikës 3 të dispozitivit të saj; por në të njëjtën kohë është në përputhje me pikën XI (a) të po këtij dispozitivi”, njofton GLPS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat