Parandalohet një rast i kontrabandës me speca në veri

Aktuale

Parandalohet një rast i kontrabandës me speca në veri

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Patrullat policore nga Drejtoria rajonale e Policisë Kufitare në veri kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, në Bistricë të Leposaviqit.

“Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3,600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor, e rasti do do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat