Pacolli lobon për Kosovën në New York

Aktuale

Pacolli lobon për Kosovën në New York

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 21:51
Foto nga takimi

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka qëndruar në New York këto ditë ku ka zhvilluar takime të shumta të nivelit të lartë, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Pacolli ka njoftuar se është takuar me presidentin e Zimbabvesë, Emerson Mnangagwa, të cilin e ka falënderuar për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës.

Ai tutje ka thënë se janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

I pari i AKR-së ka njoftuar edhe për takimet e tjera që ka zhvilluar me liderë shtetërorë.

Takova gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto, Presidentin e Sierra Leones, Julius Mada Bio, Presidentin e Liberisë, George Weah, Presidentin e Botswanës, Mokgweti Masisi, Zvpresidentin e Gambias, Mohamed Jallow, Ministrin e jashtëm, Mahmadou Tangara dhe një delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udhëheqjen e organizatës botërore të të rinjve”, ka shkruar Pacili në Facebook.

Ai tutje ka thënë se lobimi për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet, “veçanërisht në situatën e vështirë në të cilën gjendet vendi ynë”.

Falënderoj mikun e vlefshëm, presidentin e Republikës se Kenyas, i cili pothuajse çdo ditë më mundësoi të takojë presidentë dhe delegacione të vendeve të ndryshme, ku pata mundësinë të promovojë Kosovën ndërkombëtarisht, duke shfrytëzuar edhe zyrat e misionit të përhershëm të Kenyas në OKB”.

Po ashtu, një numër takimesh zhvillova në interes të bizneseve të Kosovës, për t’u dhënë mbështetje produkteve të Kosovës në krijimin e lehtësirave për eksport, bashkë me mikun tim Shkëlqim Devolli.  Gjatë qëndrimit në SHBA takova edhe veprimtarin e madh Jim Xhema dhe bashkëbisedova me aktivistët e shoqatës Panshqiptare Vatra, ku nga kryetari i saj z.Elmi Berisha u nderova me mirënjohje dhe shumë takime tjera”, ka përfunduar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat