Flet drejtori i Kirurgjisë Torakale për gjendjen e policit të plagosur: I është hequr predha, ka gjendje stabile

Aktuale

Flet drejtori i Kirurgjisë Torakale për gjendjen e policit të plagosur: I është hequr predha, ka gjendje stabile

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 09:38
Nazmi Kolgeci

Nazmi Kolgeci, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK,  ka folur për gjendjen shëndetësore të policit që mbeti i plagosur nga arma e zjarrit në orët e para të ditës së sotme, në Veri te vendit.

Doktor Kolgeci konfirmoi për Gazetën Express, se polici në fjalë i është nënshtruar një intervenimi dhe të njëjtit i është larguar predha metalike.

Po ashtu konfirmon se polici i plagosur është në gjendje shëndetësore stabile.

“Sot në orët e hershme të mëngjësit e kemi pranu një pacient, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i njëjti ka pasur lëndim me armë të zjarrit. Lëndimi është në regjionin e krahut të majtë, intervenimi është bë në Kirurgjinë Torakale. Është bërë heqja e predhës,  gjenjda e pacientit është stabile,  e ka një lëndim edhe në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit”, tha Kolgeci.

Ai tha se polici po mbahet në klinikë për t’iu përcjellë gjendja nga afër.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ndodhi sot në fshatin Banjskë të Leposaviqit, aty u vra një polic dhe u plagos një tjetër. Po ashtu një polic tjetër mbeti i lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat