Publikohet audioincizimi brenda Manastirit ku pati të shtëna në veri

Aktuale

Publikohet audioincizimi brenda Manastirit ku pati të shtëna në veri

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:30
Pamje nga Manastiri dhe autoincizimi

Tensionet në veri të vendit po vazhdojnë të jenë prezente.

Të shtëna armësh po dëgjohen në vazhdimsi, kështu duke kriijuar një tension edhe më të madhë në atë pjesë të vendit.

Është bërë e ditur se në Manastër janë duke qëndruar afër 30 persona.

Kurti ka thënë se ata nuk janë persona të thjeshtë e as policë të rregullt, por forca të njësive speciale e ushtarake, që posedojnë edhe autoblindë.

Ai ka thënë se formacioni me këta persona “profesionistë” është në dhe rrotull Manastirit në Banjskë të Leposaviqit.

Ai ka prezantuar edhe disa pamje të këtij formacioni profesional, siç i ka quajtur Kurti. Ai ka theksuar se banorët lokalë serbë “nuk mund të kenë automjete të tilla, dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës

E minuta më parë është publikuar një video teksa dëgjohën audioincizime brenda Manastirit ku pati të shtëna në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat