Lajçak: Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës

Aktuale

Lajçak: Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:57
Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, i ka dënuar sulmet e grupeve kriminale serbe ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shkruar se dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme, raporton Klan Kosova.

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është me viktimat, familjet dhe kolegët e tyre.

Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat