Numri i sulmuesve të vrarë po rritet, dyshohet se deri tani ka arritur në 8

Aktuale

Numri i sulmuesve të vrarë po rritet, dyshohet se deri tani ka arritur në 8

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:55
Pamje nga veriu

Shkëmbimi i zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur deri në “fyt” mëngjesin e sotëm në veri të vendit, dyshohet se ka rezultuar edhe me të vrarë nga ana e sulmuesve. Kështu kanë bërë me dije sinjalizues nga veriu dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga organet e sigurisë.

Sipas informacioneve të para, ende të pakonfirmuara, tashmë janë vrarë 8 sulmues në Banjskë të Zveçanit.

Deri më tani, Policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat