Vëllezërit Geci të gatshëm për mobilizim në mbrojtje të vendit, presin thirrje nga institucionet

Aktuale

Vëllezërit Geci të gatshëm për mobilizim në mbrojtje të vendit, presin thirrje nga institucionet

Nga: M.L. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 19:10
Vëllezërit Geci

Ish Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Geci ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një postim në Facebook Geci ka thënë se i japin përkrahje pa fund institucioneve të Kosovës në mbrojtje të Republikës.

Ai shprehi gatishmërinë për mobilizim në mbrojtje të vendit.

Postimi i plotë:

Në këto momente të vështira që po kalon vendi ynë pa fajin e vet kërkojmë që popullata të jetë e qetë por edhe e gatshme për çdo gjë që kërkohet nga ne.

Përkrahje të pafund Policisë së Kosovës, djemve tanë që na bënë krenar sot, përkrahje për Institucionet e Kosovës dhe thirrje për unitet, pozitë e opozitë në mbrojtje të Republikës sonë të dashur duke u koordinuar fuqishëm me aleatët tanë strategjik.

Ne, popullit e nderuar na takon që në mënyrë unike ti dalim krah institucioneve tona dhe ti mbrojmë na terrorizmi serb ku besojmë që janë të njëjtit ata para 25 viteve që bënë masakra në Kosovë e sot tentuan prapa të destabilizojnë vendin tonë të cilin e shpallëm Republikë me mund e gjak.

Të gatshëm në mbrojtje të vendit tonë! Presim thirrje nga ana institucionale dhe mobilizim.

Ngushëllime familjarëve për policin e vrarë. Krenar me Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat