Vrasja e policit, LDK-ja ndërprenë aktivitetet partiake lidhur me zgjedhjet e brendshme

Aktuale

Vrasja e policit, LDK-ja ndërprenë aktivitetet partiake lidhur me zgjedhjet e brendshme

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 12:16
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në nder të veprës së Afrim Bunjakut dhe për shkak të shpalljes së ditës së sotme si ditë zie ka ndërprerë të gjitha aktivitetet lidhur me zgjedhjet e brendshme në këtë parti.

“Në nderim të jetës dhe veprës së policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku

Dhe në respekt të vendimit për ditën e sotme të shpallur si ditë zie shtetërore, ndërpriten të gjitha aktivitetet partiake të planifikuara, lidhur me zgjedhjet e brendshme në LDK”.

“Lavdi e përjetshme për rreshterin, Afrim Bunjaku!”, thuhet në njoftim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat