Policia e Kosovës ekspozon armët e konfiskuara pas sulmit në veri

Aktuale

Policia e Kosovës ekspozon armët e konfiskuara pas sulmit në veri

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 18:37
Armë, automjete dhe gjësende tjera të konfiskuara në veri të Kosovës, u ekspozuan gjatë konferencës për media të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më 25 shtator 2023.

Policia e Kosovës ka prezantuar në jug të Mitrovicës armë, automjete dhe gjësende të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit, një ditë pas sulmit terrorist ndaj saj nga persona të armatosur, që la të vrarë një polic.

Për sulmin e 24 shtatorit, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës akuzoi nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

As Lista Serbe dhe as Serbia nuk kanë komentuar për këto akuza të zyrtarëve të Kosovës. 

Kujtojmë, se sot iu dha lamtumira e fundit policit i cili u vra në veri të Mitrovicës nga terroristët serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat