Kërcënon Bërnabiq: Ne do të luftojmë gjithmonë për popullin tonë

Aktuale

Kërcënon Bërnabiq: Ne do të luftojmë gjithmonë për popullin tonë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 00:46
Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka dhen një mesazh kërcënues pas ngjarjeve të së dielës në veri të Kosovës.

Në një video të publikuar në Instagram, Bërnabiq ka mbrojtur presidentin e saj Aleksandër Vuçiq, pasi ua hedhin fajin serbëve të Kosovës për sulmin terroristë në Manastirin e Banjskës në Zveçan.

Bërnabiq ka goditur gazetën serbe “Nova”, e cila ka shkruar se Vuçiqi ja ka hedhur fajin serbëve të Kosovës për sulmin terrorist në Kosovë.

“Është një gënjeshtër monstruoze e publikuar nga e përditshmja “Nova”, në faqen e saj të kopertinës në numrin e nesërm, se Aleksandar Vuçiqi ia ka hedhur të gjithë fajin serbëve në Kosovë e Metohi për gjakderdhjen. Nuk ka njeri në Serbi që të mos ketë dëgjuar qartë që Aleksandar Vuçiq të ketë thënë se ai është fajtori i vetëm, i vetëm dhe ekskluziv për gjakderdhjen në Kosovë e Metohi, Albin Kurti dhe politika e tij”, ka thënë Bërnabiq duke u përpiqur të mbrojë shefin e saj.

Tutje me tone kërcënuese, Bërnabiq përsërit deklaratën e Vuçiqit se nuk do të njohin kurrë pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojnë gjithmonë për vendin dhe popullin e tyre.

“Ne do të luftojmë për vendin tonë dhe do të luftojmë gjithmonë për popullin tonë”, thotë ajo. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat