Ministrat Maqedonci dhe Peci raportojnë në komisionet e Kuvendit

Aktuale

Ministrat Maqedonci dhe Peci raportojnë në komisionet e Kuvendit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci dhe ai Bujqësisë Faton Peci do të raportojnë sot në komisionet përkatëse të fushave të Kuvendit të Kosovës.

Ministri Maqedonci, do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kurse Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci do të raportojë për çështjet që kanë të bëjnë me fushë veprimtarinë e kësaj ministrie, në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Në këtë mbledhje po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit të Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga MBPZhR dhe GIZ-GMBH, për Projektin Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat