Sveçla kërkoi t’i dorëzohen Kosovës, çka ndodhi me të plagosurit që u trajtuan në spitalin e Novi Pazarit?

Aktuale

Sveçla kërkoi t’i dorëzohen Kosovës, çka ndodhi me të plagosurit që u trajtuan në spitalin e Novi Pazarit?

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 17:04
Njesia Speciale

Terroristët e plagosur nga kundërsulmi i Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar [qytet në Serbi], pas së cilës janë transferuar në objekte të tjera shëndetësore.

Siç raporton mediumi N1, bëhet fjalë për dy terroristë të moshës 26 dhe 29 vjeç të cilët janë parë në terapi intensive në repartin kirurgjik të spitalit. Njëri është pranuar me plagë me armë zjarri në krah dhe këmbë, ndërsa tjetri është qëlluar në gjoks, por nuk ka plagë me armë zjarri pasi është mbrojtur me jelek anti-plumb.

Ndërkaq, sipas Danas, transmeton N1, nga pasditja e djeshme dy personat e lënduar në Banjskë nuk ndodhen më në spitalin e Novi Pazarit dhe janë transferuar në një objekt më të madh shëndetësor.

Ka një konflikt interesi, anti-korrupsioni i jep ‘ultimatumin’ 7 ditësh anëtares së bordit të RTK-së

Të hënën rreth orës 12:00-13:00, gjithnjë sipas mediumit N1, i shoqëruar nga policia, është sjellë një tjetër i plagosur me armë zjarri në këmbë. Pas mjekimit, ai është transferuar edhe në një institucion tjetër shëndetësor.

Të dielën mediat raportuan se para repartit kirurgjik të spitalit të Novi Pazarit ka pasur prezencë të dukshme policore ndërsa tash thuhet se të njëjtit nuk gjenden më aty.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha dje se janë gjashtë sulmues të plagosur në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkoi nga autoritetet serbe t’i dorëzojnë ata. Ai tha se përveç tyre, edhe pjesëtarë të tjerë të grupit që mund të kenë ikur për në Serbi, duhet t’i dorëzohen Kosovës që të përballen me drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat