Quni ‘zbulon’ qëllimin e terroristëve: Synimi s’ka qenë që të rrinë në Manastir, ja cili ishte

Aktuale

Quni ‘zbulon’ qëllimin e terroristëve: Synimi s’ka qenë që të rrinë në Manastir, ja cili ishte

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 23:04
Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se synimi i terroristëve nuk ka qenë që të rrinë brenda në Manastirin e Banjskës, por të kapin objektet strategjike nga ku do të kontrollonin depërtimin e forcave tona.

“Kam bindjen që kanë qenë përkohësisht brenda ambientit të Manastirit, kurse synimi i tyre ka qenë kapja e objekteve strategjike, nga ku munden me kontrollu depërtimin e forcave tona”, tha Quni.

“Operacioni si ky nuk mund të zhvillohet pa vëmendjen e një shteti të fuqishëm.

Prapa tyre ka qëndru një logjistikë e fortë, një motivim, një dritë  e gjelbër që  ja ka dhanë lejen që tani ju mundeni me fillu me ditën 1.  Jam i bindur se të arrestuarit do të tregojnë se si ka fillu zingjiri komandues, kush u ka mbajt instruksionet, kush i ka motivu. Në cilat ambiente kanë qenë të strehuar. Mund të shndërrohen në dëshmitaë bashkëpunes”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat