Qeveria pritet të ndërhyjë në Manastirin e Banjskës për të sanuar dëmet nga sulmi i së dielës

Aktuale

Qeveria pritet të ndërhyjë në Manastirin e Banjskës për të sanuar dëmet nga sulmi i së dielës

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:57
Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Qeveria është në pritje të krijimit të situatës për të vlerësuar dëmet që janë shkaktuar gjatë sulmit të së dielës, nga një grup kriminal serb në Manastirin e Banjskës.

Ai tha se vlerësimi do të bëhet nga autoritetet e trashëgimisë kulturore.

Jemi në pritje të krijimit të kushteve të nevojshme që ekipet tona profesionale nga autoritete e trashëgimisë kulturore të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe pas kësaj do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim metë gjitha palët relevante për ndërhyrje profesionale me qëllim sanimin e dëmeve fizike në këtë Manastir”, ka thënë ai.

Çeku tha se i kanë mjetet e nevojshme për të kryer sanimet, teksa shtoi se dëmet nuk janë të vogla në strukturën fizike të Manastirit.

Nga ajo çfarë kemi parë terroristët kanë shkaktuar sulme jo të vogla në strukturën fizike të këtij Manastirit. Besojë thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve të tyre kanë qen që përveç dëmtimit fizik, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndër fetare në Kosovë. Ministria e Kulturës ka tashmë kodin buxhetor dhe mjetet e nevojshme financiare për ndërhyrjet sanuese edhe Manastirit e Banjskës përveç restaurimeve që i kemi kryer sivjet në kishat ortodokse në Kosovë”, deklaroi tutje ministri.

“Sulmi terrorist i sponsorizuar nga shteti i Serbisë përveç që ia mori jetën një polici të devotshëm të Kosovës kishte edhe një dimension të rrezikshëm dhe të dëmshëm , atë të përdorimit të një aseti të trashëgimisë kulturore dhe fetare për qëllime kriminale. Manastiri Ortodoks në fshatin Banjskë të Zveçanit është monument i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me ligje të Kosovës u përdorë si strehë nga grupi terrorist, përfshirë armatimin e tyre”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat