Përmes telefonit, Hashim Thaçi i shpreh ngushëllime familjarëve të Afrim Bunjakut

Aktuale

Përmes telefonit, Hashim Thaçi i shpreh ngushëllime familjarëve të Afrim Bunjakut

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:23
Hashim Thaçi

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjarëve të rreshterit Afrim Bunjaku.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili sot ka qenë për ngushëllime në familjen e Bunjakut.

“Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve! Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat