Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Aktuale

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 06:07
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, të mërkurën mbrëma ka gjetur aktivizuesin e mjetit shpërthyes në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se mjeti është gjetur në afërsi të Manastirit të Banjskës.

“Është gjet një pjesë e mjetit shpërthyes…motori që e dërgon predhen deri në një vend”, ka thënë ai.

Ky operacion është vazhdimësi, pasi ditë më parë u gjet armatim i rëndë në Zveçan.

Mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:
• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),
• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),
• dy armë të gjata (mitraloza),
• një snajper (black spear 12.7mm),
• një minahedhës (82 mm),
• njëzet e dy armë të gjata (AK 47),
• një automatik (RPZ),
• dy pushkë gjuetie,
• dy armë të shkurta (revole),
• një granatë dore,
• shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,
• nëntë jelekë antiplumb,
• një radiolidhje,
• tetë çanta ushtarake,
• gjashtë uniforma ushtarake.

Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saja në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim.

Njëkohësisht njësitet policore në rrethanat e krijuara në zonën e fshatit Banjskë, po qëndrojnë afër qytetarëve, duke iu ofruar siguri dhe duke iu mundësuar e ofruar ndihmë sipas nevojave dhe kërkesave të banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat