Dështon të mbahet seanca gjyqësore në rastin “Veteranët”

Aktuale

Dështon të mbahet seanca gjyqësore në rastin “Veteranët”

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:05
Pamje nga seanca

Të enjten, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në rigjykimin në rastin “Veteranët” për shkak të mungesës së të akuzuarit Shukri Buja.

U bë e ditur se seanca e radhës do të mbahet më 31 tetor.

Edhe herën e kaluar kjo seancë ka dështuar të mbahet.

Vitin e kaluar Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë rast, pasi që Themelorja i kishte liruar të gjithë të akuzuarit pasi kishte vlerësuar se dyshimet për abuzim me listat e veteranëve nuk ishin vërtetuar.

Në këtë rast të akuzuar janë anëtaret e Komisionit që kanë hartuar këto lista: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari. Ata përballen me akuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjykata e Apelit kishte dhënë vërejtje të shumta për punën e Gjykatës Themelore në këtë rast.

Apel kishte gjetur shumë shkelje në vendimin e shkallës së parë.

Sipas Apelit një pjesë e të akuzuarve nuk kishin pranuar fare të deklaroheshin gjatë gjykimit, por në fazat e hetimeve kishin dhënë dëshmi në Prokurori. Këto dëshmi nuk ishin pranuar si prova dhe sipas Apelit kjo ishte gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat