A keni pasur komunikim me Vuçiç? Përgjigjet Rama

Aktuale

A keni pasur komunikim me Vuçiç? Përgjigjet Rama

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 12:34
Edi Rama, Vuçiç

Gjatë konferencës për shtyp, kryeminsistri Edi Rama është pyetur nëse gjatë kësaj kohe ka pasur komunikim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai ka theksuar se është kryeministri i Shqipërisë dhe marrëdhëniet në këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga interesat kombëtare. Sipas Ramës, duamapo nuk duam Serbia është fqinje me ne dhe presidentin e saj nuk e zgjedh dot askush, madje as Albin Kurti.

“Unë nuk kam thënë nuk do të ketë asnjë të shtënë, unë kam thënë të kundërtën, Veriu i Kosovës, do të degradojë. Unë kam thënë që ushtria e rregullt serbe nuk do të futet dot.

Unë jam kryeministri i Republikës të Shqipërisë, dua ta përsërisë këtë, sepse marrëdhëniet  në këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga interesat kombëtare, nevojat e vendit që unë zgjedh të udhëheq. Kështu që presidentin e Serbisë nuk e zgjedh dot unë, as Albin Kurti dhe as ata që do të donin të ishte dikush tjetër.

Duam apo nuk duam Serbia është aty fqinje me ne. Zgjedhja është shumë e qartë, Shqipëria nuk ka asnjë arsye tjetër, përveç se ato që vijnë nga interesat kombëtare dhe nga detyrimi i asaj për të qene një vend gjithmonë e më i mirë për fëmijët e vetë dhe për vazhduar të kërkojë paqen kombëtare. Kush në Kosovë sot mendon që çfarë bëj unë, nesër do ta kuptoj që Shqipëria kështu është më e nevojshme dhe më e vlefshme në krah të Kosovës“, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat