Koraq: Vuçiq nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për rastin e Banjskës

Aktuale

Koraq: Vuçiq nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për rastin e Banjskës

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 12:47
Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq

Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq, ka deklaruar se paraqitja e mbrëmshme e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në RTS ishte “konfuze” dhe se kreu i shtetit nuk iu përgjigj as një pyetjeje të rëndësishme.

“Do të jem shumë i qartë, ky është një kolaps i plotë i politikës së tij në Kosovë, ai bën gabime njëra pas tjetrës. Gabimi i tij kryesor ishte kërkesa që serbët të largoheshin nga të gjitha institucionet. Sot, ndoshta nuk do të kishte asnjë gjuajtje ndaj asaj force policore nëse do të kishte serb në të”, tha Koraq për televizionin “N1”.

Ai tutje tha se Vuçiq nuk mund t'i shpëtojë përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë.

“Ai e kontrollon plotësisht partinë kryesore politike të serbëve në Kosovë, tjera edhe nuk ka. Ai arriti qëllimin që asnjë serb të mos shkojë në zgjedhje, mos më thoni që nuk ka kontroll. Ai vetvetes i krijoi probleme të mëdha me dëshirën e tij të flaktë për t'u treguar si i fuqishëm", vuri në dukje Koraq.

Ai gjithashtu pyeti se si Vuçiq mund t'i shmanget përgjegjësisë për faktin se njerëzit që ai i kontrollon bëjnë aq shumë gjëra të tilla. Koraq shtoi se gjithçka tregon se pas aksionit në Banjska qëndron Milan Radojiçiq, ose siç tha ai “Prigozhini në tentativë”.

“Mekanizmi i Vuçiqit është që fajin gjithmonë e kanë të tjerët. E vetmja gjë që ai nuk tha ishte se - unë u besova atyre dhe ata e tradhtuan besimin tim”, theksoi tutje Koraq.

Ai tutje tha se Vuçiq do të shpallë zgjedhjet dhe do të përpiqet që ta rrisë rejtingun me temën e Kosovës, teksa theksoi se Vuçiq po imiton Sllobodan Millosheviqin, vetëm në kushte tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat