Çollaku thotë se rreziku në veri të Kosovës nuk ka kaluar ende

Aktuale

Çollaku thotë se rreziku në veri të Kosovës nuk ka kaluar ende

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 20:11
Fatmir Çollaku

Fatmir Çollaku, profesor i fushës së sigurisë, thotë se rreziku në veri të Kosovës nuk ka kaluar ende.

Çollaku, thotë se bazuar në krejt garniturën që ndërtohet shteti Serbi, nënkupton që rreziku potencial është edhe më tutje atje, jo nga grupet që mund të kthehen e të riorganizohen, por në përgjithësi nga ngarkesa ideologjike.

Rreziku nuk ka kaluar, jo që këta mund të riorganizohen dhe të kthehen, por bëhet fjalë në përgjithësi për mentalitete dhe ngarkesën ideologjike që është tash në mentalitetin në popullatën serbe nga ky indokrinim i thellë ideologjik, si dhe qasje fare-fare progresi dhe fare-fare parësore e qeveritarëve e presidentit serb, Vuçiq dhe krejt garniturës që ndërtojnë shtetin në Serbi na jep të kuptojmë që rreziku është potencial edhe më tutje”, tha ai.

Njohësi i sigurisë tha se shteti i Kosovës tashmë është në një situatë të re, në aspektin operativ, policor, ushtarak, politik dhe diplomatik.

“Tash jemi në një situatë krejtësisht të re, në aspektin operativ, policor edhe ushtarak edhe më shumë atë politik dhe diplomatik, sepse gjendja në Kosovë tashmë shihet krejtësisht ndryshe me fakte dhe argumente të dukshme dhe të prekshme nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

Çollaku thotë se Kosova u dëshmua që nuk është vend që gjeneron kritë dhe që provokon dikë.

“Kosova u provua me prova dhe me dëshmi të fuqishme, se nuk është vend që gjeneron krizë, nuk është vend që provokon dikë. Politika që udhëhiqet në Kosovë nuk është politikë diskriminuese, por është parësore, është në dobi të krejt qytetarëve të Kosovës pa dallim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat