Vllasi: Shqipëria të kërkojë mbledhje në Këshill të Sigurimit

Aktuale

Vllasi: Shqipëria të kërkojë mbledhje në Këshill të Sigurimit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 01:01
Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi

Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi tha se pas zhvillimeve në veri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të kërkojë që të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohej sulmi terrorist ndaj Kosovës.

“Kryeministri Rama duhet të kërkojë që të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar, njoftuar dhe për të gjykuar ndërhyrjen e Serbisë që ka ndodhur të dielën në Kosovë”, tha ai për RTK.

Sipas tij, është shumë e qartë që prapa sulmit terrorist qëndron shteti i Serbisë.

“Të gjitha faktet relevante janë se Serbia është e involvuar në këtë sulm terrorist ndaj Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat