Policia pa shtesa të rrezikshmërisë dhe sigurim shëndetësor, Zeqiri: Është momenti për t’i hapur sytë qeveritarët

Aktuale

Policia pa shtesa të rrezikshmërisë dhe sigurim shëndetësor, Zeqiri: Është momenti për t’i hapur sytë qeveritarët

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 07:59
Policia

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka ftuar institucionet që të angazhohen që të paguhet shtesat e rrezikshmërisë për policinë, por edhe që zyrtarët e uniformuar të bëhen me sigurim shëndetësor.

Ai thotë se tani është koha e duhur që të plotësohen kërkesat e policisë.

“Kërkesat kanë qenë të vazhdueshme, të kahershme. Policia është pa sigurim shëndetësor dhe jetësor, që me profesionalizëm dhe rezultate e suksese i ka tejkaluar edhe kufijtë evropianë. Kjo është dëshmuar javën e kaluar. Policia nuk është zmbrapsur dhe pavarësisht kushteve ka qenë në gjendje të mos kursej asgjë, as jetën”, është shprehur Zeqiri.

“Është momenti për t’i hapur sytë secili, edhe qeveritarët edhe populli”.

Zeqiri më tej ka treguar se nënkryetarët e kësaj sindikate janë takuar dje me zëvendësministrin e Brendshëm, Bardhyl Dobra, ku kanë folur për shtesat për rrezikshmëri dhe sigurimin shëndetësor, për çfarë ka thënë se ministria pritet që dalë më një qëndrim të fundit.

“Ka tetë muaj që nuk paguhen shtesat dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte. Variantet kanë qenë të ndryshme, por janë të paarsyeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat