Sulmi në Banjskë, Kurti flet për terroristët që ikën tinëz malit – tregon planin e tyre

Aktuale

Sulmi në Banjskë, Kurti flet për terroristët që ikën tinëz malit – tregon planin e tyre

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 10:49 Përditësuar në ora: 11:11 më 30.09.2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti: Terroristët që ikën tinëz malit duhet të ekstradohen në Kosovë

Kryeministri, njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu drejtua bashkë partiakëve të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që u mbajt sot (30 shtator) në Prishtinë. Para të pranishmëve, ai tha se kanë gjetur armatim në vlerë mbi 5 milionë euro ndërsa përsëriti kërkesën që terroristët që u larguan nga Kosova, të ekstradohen për t’u ballafaquar me drejtësinë.

Kurti tha se grupi terrorist kishte ardhur me një skenar të tyre të cilin me sukses iu përgjigj Policia e Kosovës duke i eliminuar tre terroristë, arrestuar disa të tjerë dhe duke vazhduar përndjekjen e atyre që ikën.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se është e qartë që e gjithë mbështetje logjistike, në armatim e trajnim ishte nga Serbia.

Kurti: Kemi gjetur armatim në vlerë 5 milionë euro

“Kemi gjetur armatim në vlerë më shumë se 5 milionë euro dhe sasitë e armatimit për qindra luftëtarë që dëshmon për planin e fillimit të një lufte të armatosur brenda e kundër Republikës së Kosovës. Armatimi ushtarak e trajnimet luftarake, municione dhe pajisje të tjera, direktiva politike e strategjike dhe mbështetja zyrtare e publike të gjitha vinin nga Serbia. Kësisoj prej të dielës që lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet dolën sheshazi dhe ajo që e kemi thënë ngaherë që Serbia po e sponsorizon terrorizimin në veri u qartësua e u vërtetua për të gjithë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri u shpreh se Policia e Kosovës tashmë ka vendosur sigurinë dhe paqen në pjesën veriore të vendit tonë, ndërsa ka shpërndarë mbi 100 pako ushqimore që plotësojnë nevojat bazike te banorët serbë që jetojnë në Banjskë.

Kurti duke falënderuar qytetarët e Banjskës për qetësinë e tyre, theksoi se gjatë operacionit policor nuk është lënduar dhe plagosur asnjë civil.

Për shtetin serb ka kërkuar që ata që ikën tinëzisht malit, të ekstradohen në Kosovë, ndërsa për ndërkombëtarët që dy organizata veriore “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen terroriste.

Kurti: Të ekstradohen ata që ikën tinëz malit

“Në Republikën tonë nuk ka vend për terroristë, përveçse para drejtësisë. Ne kërkojmë që ata që kanë ikur tinëz malit e që janë strehuar nga Serbia, të ekstradohen në Kosovë sa më parë. Gjithashtu, organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ tashmë ka prova e argumente të mjaftueshme të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike, partnere dhe aleate, ashtu si ne tashmë bëmë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës para 3 muajsh”, vijoi Kurti.

Duke u ndalur të ruajtja e kufirit, Kurti tha se eksiton një zotim që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë atje, prandaj kërkojnë që ky vakum të mbulohet nga forcat e NATO-s.

Kurti: FSK nuk shkon në veri, vakumi të mbulohet nga NATO

“Ky vakum që është atje duhet të mbushet dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë e ata praninë e NATO-s, KFOR-it, atje. Për këtë akt të agresionit të Republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, deklaroi Kurti para delegatëve të LVV-së.

Kurti tha se Kosova është vendi me më së paku kriminalitet në Ballkanin Perëndimor, për dallim nga Serbia ku kriminaliteti është i lartë. Ai tha se Kosova gjithmonë do të ngadhënjejë ndaj Serbisë sepse “ne kemi Afrimin kurse ata krimin”.

Kurti: Kriminaliteti në Serbi është i lartë

Krimi i i organizuar dhe autokracia politike shkojnë bashkë. Demokracia është liri për qytetarët. Autokracia bëhet liri për kriminelët. Në autokraci kriminalizohet politika dhe politizohen kriminelët. Aq i lartë është kriminaliteti në Serbi sa në vazhdimësi shikohen të eksportohet edhe në shtete përreth, e sidomos tek ne, siç është parë së fundmi madje edhe si terrorizëm. Në si Republikë do të vzhdojmë luftën kundër krimit të sponsorizuar nga Serbia dhe nuk do të lejojmë të cenohet as integriteti, as sovraniteti, as jeta e qytetarëve tanë pa dallim. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, rendi publik duhet të mundësojnë liri, liri nga krimi, liri në paqe, liri për prosperitet. Ne do të ngadhënjejmë sepse në kemi Afrimin brenda nesh kurse ata e kanë vetëm krimin.

Kurti u zotua se urrejtjes, krimit dhe terrorit ndaj Kosovës, shqiptarëve, Republikës e qytetarëve do t’i përgjigjemi me forcën e ligjit dhe drejtësinë e shtetit.

Kurti: Plani i terroristëve ishte nisja e një lufte të re në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se qëllimi i sulmit të armatosur nga një grup i terroristëve serbë, më 24 shtator, ishte nisja e një lufte të re në Kosovë.

Duke folur në mbajtjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti tha se në këtë sulm u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre terroristë.

“Nga sulmi i tyre qyqar u vra polici ynë, rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos polici kufitar Alban Rashiti. Me dhimbjen për Afrim dhe lehtësimin që Albani po mjekohej shpejtë menjëherë reaguam shpejtë duke e vënë perimetrin e sigurisë rreth fshatit Banjskë ku ishin strehuar terroristët. Kërkuam që ata të dorëzohen, por ata kishin ardhur me një skenar të tyrin që me sukses iu përgjigj PK-ja duke i eliminuar tre terroristë, arrestuar disa të tjerë dhe duke vazhduar përndjekjen e atyre që ikën”, ka thënë ai.

Më tutje, kryeministri deklaroi se vlera e armatimit të konfiskuar është mbi 5 milionë euro dhe se kishte armatim për qindra luftëtarë.

Kemi gjetur armatim në vlerë mbi 5 milionë euro dhe sasi të armatimit për qindra luftarë që dëshmon për planin e fillimit të një lufte të armatosur brenda e kundër Republikës së Kosovës. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake, municioni dhe pajisjet e tjera, direktivat politike dhe strategjike dhe mbështetja zyrtare e publike, të gjitha vinin nga Serbia”, tha tutje ai,.

Për Kurtin nga e diela e kaluar asgjë më nuk është njësojë.

“Kësisoj nga e diela që e lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet janë sheshtazi dhe ajo që e kemi thënë ngaherë që Serbia po e sponsorizon terrorizimin në veri, u qartësua e u vërtetua”, tha ai. 

Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, nis me një minutë heshtje për heroin Afrim Bunjakun

Në salla e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës po mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Mbledhja ka filluar me një minut heshtje për rreshterin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ende nuk kanë dalë detajet e diskutimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat