Vuçiq për CNN thotë se ushtria serbe nuk u dërgua afër kufirit të Kosovës për ta larguar vëmendjen nga Radojçiq

Aktuale

Vuçiq për CNN thotë se ushtria serbe nuk u dërgua afër kufirit të Kosovës për ta larguar vëmendjen nga Radojçiq

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 19:24
Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth asaj se a ka të bëjë vendosja e trupave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën për largimin e vëmendjes nga Milan Radojçiq, pas pjesëmarrjes së tij në grupin kriminal që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ai, në një intervistë me CNN, ka thënë se vendosja e ushtarëve nuk ka të bëjë me këtë çështje.

“Jo aspak nuk ishte rasti, në ushtrinë tonë njerëzit e ndjekin situatën dhe i lëvizin forcat tona në atë mënyrë që ata besojnë se mund të jetë më e dobishme dhe ata kanë operacionet e tyre.

Nuk kam firmosur as për gatishmëri të lartë për popullin tonë të ushtrisë”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat