Osmani uron homologun gjerman për Ditën Kombëtare: Kjo ditë na kujton rëndësinë e mbrojtjes së lirisë

Aktuale

Osmani uron homologun gjerman për Ditën Kombëtare: Kjo ditë na kujton rëndësinë e mbrojtjes së lirisë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 10:28
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për Ditën Kombëtare të Gjermanisë.

Osmani shkroi në X se kjo ditë kujton edhe rëndësinë për të mbrojtur lirinë e demokracinë.

“Urime Presidentit Steinmeier dhe miqve dhe aleatëve tanë në Gjermani për Ditën e Unitetit Gjerman!

Ky rast i rëndësishëm na kujton rëndësinë e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë – vlera që vazhdojnë të bashkojnë vendet dhe popujt tanë”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat