Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Aktuale

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 10:29 Përditësuar në ora: 12:11 më 03.10.2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

​Kurti: Çështja më urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Kurti nënvizoi se çështja me e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për Serbinë.

Derisa foli të martën në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) për Procesin e Berlinit, Kurti tha se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal dhe as anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa planifikon aneksimin e territorit të Kosovës.

Ai bëri të ditur se nga informatat e para preliminare, shumica e sulmueseve të përfshirë në sulmin terrorist në veri janë pjesëtarë të organizatave “Mbrojta Civile” apo “Brigada Veriore”, të cilat janë shpallur terroriste nga qeveria më 29 qershor të këtij viti.

Kurti: Serbia duhet të ndëshkohet për sulmin terrorist, sulmuesit ishin anëtarë të “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”

“Çështja më e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit. Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton, ndëshkimin e Serbisë e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht dhe zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit. Por të njëjtën kohë edhe ekstradimi dhe dorëzimi i të gjithë atyre që janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe shteti ynë. Gjithashtu më lejoni të iu përkujtoj se me 29 qershor ne kemi shpallur dy organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore” të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale dhe klandestine. Nëse diçka tregojnë informatat preliminare është se shumica dërrmuese e atyre të përfshirëve në këtë sulm terrorist dhe kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku është se ata ishin pjesëtarë ose të “Mbrojtjes Civile” ose të “Brigadës Veriore” apo të dyja këtyre”, tha ai.

Sipas tij, pas sulmit terrorist në veri në asnjë forum apo samit ndërkombëtar nuk duhet të vazhdohet sikur asgjë nuk ka ndodhur, por duhet të dënohet dhe ndëshkohet sjellja e Serbia.

Kurti: Derisa dialogonim për të ardhmen, Serbia po punonte në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë

“Pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës, por edhe marrëdhënies të tyre të hapur dhe bashkëpunimit gjithnjë më të ngushtë me Rusinë tregon se mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të vrazhda në orientimin strategjik. Derisa unë kam qenë në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe në samitet e Procesit të Berlinit për të lidhur marrëveshjet për të ardhmen, siç kemi parë para një jave Serbia po punonte në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqinji jonë në veri nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal, për anëtarësim në BE. Por, në vend të kësaj ka orientime alternative gjeopolitike të cilat janë në frymën e ambicieve hegjemonike ndaj fqinjëve. Është me rëndësi që pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës të mos vazhdon se asgjë nuk ka ndodhur. Duhet të ketë pasoja për këtë sjellje dhe të gjithë autorët duhet të mbahen llogaridhënës për frymëzimin, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në këtë sulm terrorist”, tha Kurti.

Dy javë para samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë, Kurti tha se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe reciprocitetit të palëve.

Ai përmendi edhe tri marrëveshjet e vitit të kaluar të Procesit të Berlinit të cilat Kosova i ka miratuar, derisa tha se Bosnje Hercegovina nuk ka miratuar marrëveshjen për liri të lëvizjes me karta të identitetit.

Kurti: Bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe reciprocitetit të palëve

“Qeveria jonë ka një qëndrim të qartë për bashkëpunimin rajonal. Ne besojmë që bashkëpunimi i tillë duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe reciprocitetit të palëve. Duhet të bazohet në rregullat, vlerat dhe standardet e BE-së që do t’i mundësonte rajonit të lëvizë më shpejtë në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi rajonal nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE, por është një proces komplementar për anëtarësim të plotë. Kjo është sesi Kosova e sheh këtë dhe angazhohet në këtë drejtim...Trembëdhjetë ditë para Samitit të Tiranës duhet të vëmë re se jo të gjitha vendet i kanë ratifikuar këto marrëveshje dhe është për keqardhje që Bosnje Hercegovina është përcaktuar që të miratojë vetëm dy nga tre marrëveshjet, që nuk përfshinë marrëveshjen për liri të lëvizjes me letërnjoftime”, tha Kurti.

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Vitin e kaluar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë miratuar tri marrëveshje, ku përfshihet liria e lëvizjes në rajon, njohja e kualifikimit të arsimit të lartë në rajon si dhe njohja e kualifikime profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se informatat preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë ose pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore – të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.

Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës.

“Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, zyrtarisht, atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi, dorëzimi i të gjithë atyre, të cilët janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë”, ka thënë Kurti teksa ka marrë pjesë në një tryezë të Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) lidhur me arritjet e deritanishme dhe pritjet nga Procesi i Berlinit.

Kurti:Serbia e pa interesuar për integrim në BE, por ka qëllime hegjemonike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa përmendi të arriturat e implementimit të vendimeve të Samitit të Berlinit, tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përparojnë në mënyrë të barabartë.

“Pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës por edhe marrëdhënies së tyre të hapur dhe bashkëpunimit të tyre me Rusinë. Unë kam qenë në tavolinën e Brukselit duke folur për marrëveshjet për të ardhmen, ndërkaq Serbia po punonte për plane ushtarake për aneksimin e vendit tonë.

Kjo tregon se fqinji ynë s’është e interesuar për integrim në BE, por për qëllime hegjemonike. Është me rëndësi pas sulmit mos të vazhdojmë thuajse asgjë s’ka ndodhur, por të gjithë autorët duhet të dënohen për pjesëmarrjen në këtë sulm terrorist që erdhi nga kufiri verior në Republikën e Kosovës”, u shpreh Kurti.

Tutje ka thënë se anëtarësia e Kosovës nuk duhet të mbahet peng, por atyre të cilëve nuk kanë qëllime të tilla.

Kurti: Nga 2024 Kosova lëviz lirshëm në BE, e pasigurtë për Bosnje dhe Hercegovinë

Kurti ka thënë se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e mobilitetit, e cila përfshin lirinë e lëvizjes me letërnjoftim në vendet e Ballkanit Perëndimor, njohjen e kualifikimit të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimit për mjekët, stomatologët dhe arkitektët.

“Kosova ishte e para që ratifikoi tri marrëveshjet në Kuvend këtë shkurt duke treguar zotimin dhe përkushtimin tonë ndaj procesit. Që nga nëntori i vitit të kaluar, kemi hartuar udhëzime administrative, kemi emëruar përfaqësues në komisione të përbashkëta.

13 ditë deri në Samit duhet të vëmë re se jo të gjitha vendet i kanë ratifikuar marrëveshjet. Është keq që Bosnja -Hercegovina është përcaktuar t’i ratifikojë 2 nga 3 pikat, duke përjashtuar lëvizjen e lirisë.

Nga 1 janari 2024 Kosova do të lëviz lirshëm në BE, por ende është e pasigurt nëse Kosova dhe Bosnja-Hercegovina do të mund të lëvizin te njëra tjetra”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat