Gërvalla për Guardian: Çdo ditë po zbulohen më shumë armë e pajisje ushtarake në veri përgjatë kufirit me Serbinë

Aktuale

Gërvalla për Guardian: Çdo ditë po zbulohen më shumë armë e pajisje ushtarake në veri përgjatë kufirit me Serbinë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 18:12
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës u bëri thirrje sot kryeqyteteve perëndimore që të ndërmarrin veprime kundër Serbisë.

”Ajo që ndodhi të dielën, më 24 shtator 2023, ishte një akt i hapur agresioni i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz në një deklaratë për Guardian.

”Kjo është dëshmuar edhe në ditët e fundit me një mori dëshmish”, tha ajo, duke shtuar se ”për ditë institucionet Kosovës po zbulojnë më shumë armë dhe pajisje ushtarake në vende të ndryshme të pjesës veriore të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë”.

Ministrja akuzoi Serbinë se qëndron ”pas sulmit terrorist” dhe tha se ”nuk ka dy anë në këtë përshkallëzim që është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin”.

”Qëllimi i këtij agresioni ishte pushtimi i veriut të Kosovës dhe imponimi i ndarjes, që është synim për të cilin qeveritarët e Serbisë kanë punuar vazhdimisht, haptas dhe në fshehtësi, me vite të tëra”, tha ajo.

”E shihni, derisa ne po angazhoheshim në Bruksel në atë që quhet një dialog normalizimi, Serbia po përgatitej për një pushtim të vendit tonë. Vetëm falë reagimit profesional dhe në kohë të policisë sonë, sulmi terrorist nuk ka pasur sukses”.

”Tani asgjë nuk mund të mbetet ashtu siç ka qenë”, tha ajo.

”Duhet të shohim veprime të qarta nga BE-ja dhe perëndimi kundër Serbisë”.

”Është e pakuptueshme se si Kosova ende sanksionohet nga BE-ja për zbatimin e sundimit të ligjit, ndërsa Serbia po tolerohet në agresionin e saj të stilit të Donbasit kundër një fqinji sovran”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat