Analisti shqiptar: Ky është plani i Vuçiqit për të shpëtuar të tmerrshmin Radojiçiq

Aktuale

Analisti shqiptar: Ky është plani i Vuçiqit për të shpëtuar të tmerrshmin Radojiçiq

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 22:24
Aleksander Vuciq- Milan Radoiçiç

Analisti Neritan Alibali tha se duke e arrestuar, Serbia po e mbron Milan Radoiçiç.

Alibali u shpreh se me shumë gjasa ish-nënkryetari i listës serbe do dënohet me ca vite burg vetëm që mos t’i dorëzohet Kosovës, siç po kërkojnë ndërkombëtarët.

“Ndalimi i sotëm i Radoiçiçit është për ta mbrojtur atë.

Presioni i madh i ndërkombëtar është që të gjithë këta persona të merren dhe t’i dorëzohen Kosovës që po bën hetimet. Në këtë aspekt, duke e dënuar, dhe unë them që do dënohet me disa vjet dhe ai do bëjë pushime, që të mos ja dorëzojnë Kosovës”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat