Presidenti Begaj: Janë legjitime dyshimet se Serbia ka përgjegjësi direkte për sulmin në Banjskë

Aktuale

Presidenti Begaj: Janë legjitime dyshimet se Serbia ka përgjegjësi direkte për sulmin në Banjskë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 22:39
Bajram Begaj

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Presidenti Bajram Begaj u pyet edhe nëse mendon se shteti serb ka përgjegjësi direkte për sulmin në Banjskë. Kreu i shtetit u shpreh se dyshimet e tilla janë legjitime.

Blendi Fevziu: A mendoni që Serbia, Serbia zyrtare, shteti, jo disa serbe që kanë shtetësi të dyfishta, kanë përgjegjësi direkte për këtë ngjarje?

Bajram Begaj: Ishte cënuar rendi dhe siguria e një vendi sovran, Kosovës. Natyrisht vrasja e policit në krye të detyrës, të Afrim Bunjakut dhe plagosja e dy të tjerëve të çonte në mendime të tilla.

Por që mendoj se janë dyshime legjitime që ushtria serbe është e dislokuar përgjatë kufirit të Kosovës, apo prania e pajisjeve, mjeteve ushtarake, armatimit ushtarak në një manastir, që s’mund të ndodhte për 5 minuta, apo edhe qasja që të gjithë pjesëtarët e këtij grupi terrorist ishin të nacionalitetit serb dhe e deklaruar publikisht nga kryetari i Listës Serbe të çojnë në dyshime legjitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat