Kurti i dërgon ngushëllime kryeministres italiane, pas aksidentit tragjik në Venecia

Aktuale

Kurti i dërgon ngushëllime kryeministres italiane, pas aksidentit tragjik në Venecia

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 13:42
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, në aksidentin tragjik të një autobusit në afërsi të Venecias.

“I pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik i autobusit të mbrëmshëm në Mestre të Italisë, i cili mori jetën e të paktën 21 personave të disa kombësive, përfshirë 2 fëmijë. I shpreh ngushëllimet e mia kryeministres Giorgia Meloni dhe të gjithë të prekurit teksa vajtojnë të ndjerët dhe kujdesen për të lënduarit”,  ka shkruar Kurti në Twitter.

Deri më tani raportohet për 21 viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ky aksident.

Autoritet janë duke hetuar vijueshmërinë e rastit, pasi autobusi eskaloi nga mbikalimi dhe ra poshtë në hekurudhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat