Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

Aktuale

Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:08
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas lirimit të terroristit serb, Millan Radoiçiqi, nga Gjykata e Lartë në Beograd, i cili ka thënë se “është farsë e pushtetit serb dhe dëshmi evidente për implikimin e tij në organizimin dhe kryerjen e aktit terrorist”.

“Serbia e Vuçiqit, që moti është shndërruar në “deep state”, vend ku strukturat e padukshme kriminale janë mbi institucionet, ku ndikimi i politikës në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr edhe epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”, ka thënë Kamberi.

Madje, Kamberi ka theksuar se paradoksi I drejtësisë serbe vërehet në dy ditët e fundit, se:

“Po e gjuajte me vezë muralin e kriminelit të dënuar për krime lufte dhe gjenocidin në Srebrenicë-je kriminel, ndërsa, po organizove grupe terroriste për të sulmuar shtetet fqinjë me qëllim të destabilizimit dhe rrezikimit të luftës rajonale, je hero kombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat