Bajrami: Edhe një Ligj antikushtetues në rend të ditës

Aktuale

Bajrami: Edhe një Ligj antikushtetues në rend të ditës

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 11:47
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar se në seancën e së enjtes, në rend të ditës është edhe një Ligj antikushtetues.

“Sot, si pikë e 5-të e rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka thënë se LDK ka qenë kundër këtij Ligji që në lexim të parë, e se nuk ka asnjë dispozitë të vetme në të që nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Postimi i plotë:

Edhe një Ligj antikushtetues sot në rend të ditës

Sot, si pikë e 5-të e rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Grupi ynë parlamentar ka qënë kundër këtij Ligji antikushtetues edhe në lëxim të parë, ku kemi shprehë shqetësimet dhe argumentet tona kundër, për më tepër “Instituti i Kosovës për Drejtësi” ka analizuar këtë projektligj dhe sot raportin e ka ndarë me të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në këtë raport ndër të tjera thuhet:

𝐍𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐥𝐢𝐠𝐣, 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐞 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐛𝐢𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐠𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞. 𝐓𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐞, 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐥𝐢𝐠𝐣 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐢𝐚 𝐯𝐥𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬. 𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐦𝐞 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐧 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥, 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐫𝐞𝐟𝐮𝐳𝐨𝐣𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣.

Ne deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do ta votojmë këtë Ligj antikushtetues dhe nëse kalon i njëjti do të përfundoj në Gjykatë Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat