Kurti thirrje opozitës: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare, jo për qeverinë, por për qytetarët

Aktuale

Kurti thirrje opozitës: Votoni marrëveshjet ndërkombëtare, jo për qeverinë, por për qytetarët

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në kuvend, tha se qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, mirëpo, siç u shpreh ai, për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë.

Kurti u shpreh se janë shtatë marrëveshje që janë në pritje të miratimit në kuvend.

“Ka disa muaj që në këtë legjislaturë kuvendi, qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, mirëpo për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë. Janë shtatë marrëveshje që janë në pritje të miratimit në kuvend, dy të tjera janë në shqyrtim në komisione e shumë të tjera janë në proces që pritet të vijnë nga qeveria në kuvend”, u shpreh ai.

Ai i bëri thirrje opozitës, duke u thënë që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, siç tha ai, jo për qeverinë, por për qytetarët.

“Nga viti 2011 deri në vitin 2022 kur Lëvizja Vetëvendosje ka qenë opozitë parlamentare në kuvend janë votuar  377 marrëveshje ndërkombëtare, nga 377 marrëveshje ndërkombëtare vetëm tri marrëveshje nuk i ka mbështetur Lëvizja Vetëvendosje. Marrëveshjet ndërkombëtare votoni, jo për qeverinë, por votoni për qytetarët tanë”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat