Procesverbali i Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiq pranoi se këto vepra penale i ka kryer në sulmin terrorist në Banjskë

Aktuale

Procesverbali i Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiq pranoi se këto vepra penale i ka kryer në sulmin terrorist në Banjskë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 14:08
Vuçiq dhe Radojçiq

Milan Radoiçiq, njeriu që organizoi dhe ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, u lirua me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd. 

Ai mori përgjegjësinë për organizimin e sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe tre terroristë, shkruan nova.rs.

Siç thuhet në procesverbalin e seancës, Radoiçiq ka pranuar veprën penale 348 – prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, pastaj veprën penale 349 – pjesëmarrje në grupin që kryen veprën penale, si dhe veprën penale 288 – krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme (vepër më e rëndë që lidhet me vdekjen e një ose më shumë personave).

Megjithatë, Radoiçiq nuk akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë, i cili parasheh 10 vjet deri në dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Pikërisht për faktin se ai ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet, Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur ta lirojë, gjegjësisht se nuk ka arsye për të caktuar masën e paraburgimit.

Kjo ka shkaktuar reagime të mëdha në shtetin serb, ku avokati Ivan Niniq ka treguar se si drejtësia është selektive.

“Thyejnë banesat e njerëzve në orën 5 të mëngjesit, i arrestojnë për komente në rrjetet sociale dhe i ndalojnë për 30 ditë, për ofendim verbal! Nëse ndonjë qytetar është në të njëjtën situatë si Milan Radoiçiq, ai mund t’i referohet praktikës së re të Gjykatës së Lartë në Beograd”, shkroi ai në platformën X. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat